Siç e dimë, procesi i ndërtimit të marrëdhënieve ndërmjet komuniteteve të ndryshme në Kosovë nuk është i lehtë dhe kërkon shumë përpjekje. Një punë e konsiderueshme është bërë në këtë drejtim prej me shumë se 2 dekadash, por ka ende shumë për të bërë. Në periudha të ndryshme nevojiten qasje të ndryshme dhe përpjekje të përgjjithshme për të parë rezultatet. Problemet ndryshojnë në varësi të ngjarjeve që ndodhin dhe është e rëndësishme që fillimisht t’i identifikojme ato, përpara se të flasim për hapa konkretë.
Në përpjekjet e mëtejshme për të identifikuar zgjedhjet optimale për sfidat aktuale, Aktiviteti i RCT i mbështetur nga populli amerikan përmes USAID-it në Kosovë, inauguroi Konferencën e tij Vjetore të Avokimit. Qëllimi kryesor ishte hartimi i një dokumenti politikash, i orientuar në zgjidhjet legjislative në lidhje me problemet aktuale që lidhen me kohezionin e komunitetit. Konferenca mblodhi së bashku përfaqësues të qeverisë, organizatat ndërkombëtare, aktorë të shoqërisë civile, gazetarë dhe parti të tjera për të prodhuar një memorandum politikash për të cilin do të mbështetet. Të pranishmit dhanë rekomandime të shumta për punën e nevojshme të aktorëve të ndryshëm si qeveria lokale dhe qendrore, institucionet e sigurisë, mediat, akterët ndërkombëtarë, OJQ-te dhe akterët e tjerë të përfshirë.
Kjo konferencë pati tre sesione kryesore.
Në sesionin e parë gjetjet nga hulumtimi I kryer nga Think and do Tank u prezantuan nga nje prej hulumtuesve origjinal, Flamur Abazi. Ky prezantim u fokusua në gjetjet kryesore të hulumtimit, pika qe kishin potencial për të hapur një diskutim, duke reflektuar edhe përceptimet e qytetarëve të Kosovës nga të gjitha komunitetet që jetojnë në rajonin e Mitrovicës.
Sesioni i dytë u mbajt si një panel diskutimi i përbërë nga një përfaqësues nga një institucion publik, dy përfaqësues të OJQ-ve nga komuniteti shqiptar dhe serb i Kosovës dhe një përfaqësues nga bashkësia ndërkombëtare me përvojë profesionale në zgjidhjen e konflikteve. Të nxitur nga pyetjet e të pranishmëve në konferencë, panelistët iu referuan gjetjeve të hulumtimit dhe u ndanë nga përvojat e tyre profesionale për të dhënë mendimet e tyre për situatën aktuale politike dhe të sigurisë në veri të Kosovës. Të pranishmit dhanë rekomandime të shumta për punën e nevojshme të akterëve të ndryshëm si qeveria lokale dhe qendrore, institucionet e sigurisë, mediat, akterëve te ndryshëm ndërkombëtar, OJQ-ve dhe akterët e tjerë të përfshirë. Gjithashtu, ata analizuan gjendjen aktuale të marrëdhënieve ndëretnike në rajonin e Mitrovicës. Ky sesion shërbeu si pararendës i seancës finale, e cila ishte e orientuar drejt arritjes se rezultatit.
Segmeti përmbyllës i konferencës përmbushi objektivin e saj kryesor: hartimin e një dokumenti politikash që synon zgjidhjen legjislative në lidhje me problemet e identifikuara në hulumtim. Pas prezantimeve kërkimore nga “ Think and Do Tank”, së bashku me analizat dhe diskutimet e pjesëmarrësve,u përpilua një dokument. Ky dokument synon të adresojë nevojat parësore në rregullimin e marrëdhënieve ndërmjet komuniteteve.
Pas perfundimit të konferencës, Aktiviteti i RCT-së është gati të nisë fazën e tij të radhës vendimtare: avokimi dhe lobimin për zbatimin e rekomandimeve të paraqitura pranë institucioneve përkatëse. Këta hapa nënkuptojnë një përkushtim për t’i përkthyer diskutimet në veprime të prekshme, në mënyrë që të mbështesim momentin tonë drejt nxitjes së ndryshimeve pozitive brenda komunitetit.