Qëllimi i festivalit të kafesë është të iniciojë një dialog ndërmjet komuniteteve të ndara rreth temave të përbashkëta të përditshme, duke përdorur pirjen e përditshme të kafesë si zakonin më të zakonshëm shoqëror në Kosovë si metodë për lehtësimin e dialogut fillestar. Një tjetër ngjarje e fokusuar në zakonet e përbashkëta dhe vlerat universale të të gjitha komuniteteve është ngjarja Save the Planet në 22 Prill (Dita e Tokës).
Ngjarjet e komunitetit
Këto aktivitete parashikojnë organizimin e dy ngjarjeve vjetore të komunitetit që përqendrohen rreth zakoneve të përbashkëta dhe vlerave të përbashkëta në Kosovë; Festivali i kafesë dhe Save the Planet, duke shënuar Ditën e Tokës. Ngjarjet do të zhvillohen dhe organizohen së bashku me anëtarët e qarqeve të kohezionit të cilët do të luajnë një rol kyç në përgatitjen dhe organizimin e ngjarjeve, dhe veçanërisht në mobilizimin e qytetarëve nga komunitetet e tyre përkatëse.