RCT Aktivitetet

Aktiviteti i transformimit të Pajtimit dhe Konfliktit është një program pesëvjeçar që do të mbulojë shtatë komunat e rajonit të Mitrovicës-Mitrovica e Jugut/Južna Mitrovica, Severna Mitrovica/Mitrovices se Veriut, Vushtrri/Vučitrn, Skenderaj/Srbica, Zvečan/Zveçan, Zubin Potok, dhe Leposaviq/Leposaviq.

Vizioni i RCT (Pajtimi dhe Transformimi i Konfliktit), i përbashkët nga shumica e qytetarëve të Kosovës, është që Kosova të bëhet një shoqëri ku ka bashkëpunim proaktiv, bashkëjetesë paqësore të grupeve të ndryshme dhe zbatim të plotë të vlerave demokratike për të gjithë qytetarët.

Partnerët zbatues të RCT mblidhen dhe konsultohen rregullisht me një grup anëtarësh të shoqërisë civile lokale dhe përfaqësues të komunitetit të cilët ndajnë një vizion të përbashkët të bashkëjetesës dhe pajtimit nga të gjitha koumnat e rajonit  të Mitrovicës në ngjarjet e komunitetit që organizohen si pjesë e RCT, siç është festivali i kafesë dhe shënimi i Ditës së Tokës

Ne besojmë në pronësinë lokale dhe partnerët zbatues të RCT sigurojnë që parimi të respektohet duke edukuar dhe mbështetur një grup prej 25 të rinjsh nga rajoni i Mitrovicës për të përdorur narracionin, modelin grafik, filmin ose çdo formë tjetër artistike të tregimit për të pikturuar vizionin e tyre të respektueshëm bashkëveprimi dhe pajtimi.

Ekipi i RCT identifikoi, u takua dhe përshkroi të gjithë akterët e politikave në nivel lokal dhe kombëtar që merren me proceset e pajtimit dhe transformimit të konfliktit. Raporti i vlerësimit vendos bazën për zhvillimin e një grupi mendimi të përqendruar në pajtim dhe gjetjet do të përditësohen rregullisht nga studiuesit dhe anëtarët e grupit të studimit.

Ekipi i RCT takohet me akterët e sektorit publik dhe privat të cilë janë të gatshëm të ndihmojnë në promovimin dhe mbështetjen e të rinjve dhe grave që punojnë në projekte të komunitetit në shkallë të vogël.

Media ndikon në tendencat shoqërore dhe ne duam që pajtimi të jetë në qendër të vëmendjes. Prandaj, RCT kërkon të gjejë një vend kuptimplotë për mediat që të përforcojnë përpjekjet tona për të promovuar mirëkuptimin, pranimin dhe vlerësimin reciprok.

RCT mbështet krijimin e një grupi studimor, organizata e parë e tillë në rajonin e Mitrovicës. Krijimi i tij do të bazohet në një dokument fizibiliteti që do të përcaktojë planin për qëndrueshmërinë e tij dhe profilin e anëtarëve të tij.