Programi i Pajtimit dhe Transformimit të Konflikteve (RCT) është një program i mbështetur nga populli amerikan përmes Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) në Kosovë dhe zbatuar nga Community Building Mitrovica në partneritet me News Social Initiative dhe Youth Initiative for Human Rights – Kosovë.
RCT është një aktivitet pesëvjeçar që do të adresojë nevojat aktuale të pajtimit mes grupeve të ndryshme etnike në Kosovë në nivel individual, komunitar dhe institucional. Ne do të përpiqemi ta bëjmë këtë përmes ndërtimit të vetëdijes personale dhe kolektive mbi nevojën për të transformuar të kuptuarit e të tjerëve, duke i dhënë përparësi vlerave dhe qasjeve të përbashkëta dhe duke e transformuar bashkë ekzistencën në kohezion shoqëror (të përbashkët) të ardhshëm.
Transformimi i konflikteve dhe pajtimi i komuniteteve të ndryshme në Kosovë është një objektiv ambicioz për një periudhë pesëvjeçare, por është i arritshëm me përfituesit dhe nënfituesit e RCT të cilët mund të ndërtojnë mbi sukseset e tyre të vazhdueshme të fundit, duke kontribuar në ndërtimin e mëparshëm të paqes, mbështetjen e komunitetit dhe aktivitetet lobuese për politikëbërësit.
Community Building Mitrovica (CBM) është organizatë lokale jo-qeveritare nga Mitrovica Jugore që operon në fushën e paqes dhe ndërtimit të komunitetit në rajonin e Mitrovicës, në Komunat e Veriut të Kosovës. Qëllimi i përgjithshëm i CBM është të lehtësojë kontaktin dhe dialogun në mes të qytetarëve në tërë Komunën e Mitrovicës. Stafi CBM-it ështe I përberë nga qytetarë të devotshëm – Serbë dhe Shqiptarë – të cilët janë rritur në këtë rajon dhe dëshirojnë që të rivendosin besimin që ka ekzistuar më herët, dhe madje edhe miqësinë që konflikti dhe politika kanë shkatërruar.
Iniciativa e Re Sociale – NSI është organizatë e shoqërisë civile e vendosur në Mitrovicën Veriore e cila punon në Kosovë, por gjithashtu bashkëpunon me palët kryesore të interesit në rajonin e Ballkanit Perëndimor, për të ndikuar përfundimisht në përfshirjen, ndërtimin e besimit, proceset e demokratizimit dhe qeverisjen e mirë në Kosovë. Duke vepruar kështu, NSI ndjek vizionin e saj të një shoqërie gjithëpërfshirëse të ndërtuar mbi besimin dhe vlerësimin midis komuniteteve, në të cilën qytetarë nga të gjitha grupet etnike marrin pjesë aktivisht në shoqëri dhe qeverisjen e saj.
Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (Youth Initiative for Human Rights – Kosovo (YIHR KS) është themeluar në vitin 2004. Për më tepër se pesëmbëdhjetë (15) vite, YIHR KS ka punuar me sukses në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut dhe vlerave demokratike jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon. Në veçanti, YIHR KS është e fokusuar në procesin e ballafaqimit me të kaluarën, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe sundimin e ligjit, si dhe fuqizimin e rinisë në nivel lokal dhe rajonal. Misioni I YIHR KS promovon, mbron dhe avokon për të drejtat e njeriut, proceset e ballafaqimit me të kaluarën, sundimin e ligjit dhe vlerat qytetare si parime fundamentale për një shoqëri të lirë, të përgjegjshme dhe progresive.
USAID leads international development and humanitarian efforts to save lives, reduce poverty, strengthen democratic governance and help people progress beyond assistance.