Bibloteka Frymuese: Fuqizimi i aktivizmit në Kosovë

Bibloteka Frymuese: Fuqizimi i aktivizmit në Kosovë

Aktivizmi është rruga drejt ndryshimit. Në shumicën e rasteve, është e vetmja mënyrë për t’i dhënë zë komuniteteve të margjinalizuara, për të kërkuar llogari për çështjet që na prekin të gjithëve, për të rritur ndërgjegjësimin për çështje të rëndësishme dhe për të ndërtuar një jetë më të mirë për qytetarët pa dallim. Në Kosovë, aktivizimi është më i rëndësishëm se kurrë më parë. Në periudhën pas liberalizimit të vizave, tani kur shumë njerëz zgjedhin të largohen nga problemet sesa të punojnë për zgjidhjen e tyre, të kesh një zë që promovon të kundërtën është vendimtare.

Fuqia e narrativave ka ndikimin për të ndryshuar përceptimet e të rinjve duke dëgjuar anë të ndryshme të historive, duke kontribuar kështu në procesin e pajtimit dhe ndërtimit të paqes. Living Library e RCT, e cila u organizua në Prishtinë, ishte krijuar për të bashkuar këto dy grupe: ata që kanë histori aktivizimi për të ndarë dhe ata që duan të besojnë se ndryshimet pozitive po ndodhin.

Mysafirët tanë, Rubija Redzepi nga komuniteti Rom dhe Dimitrije Obrenovic nga komuniteti Serb, e nisën manifestimin me komentet pozitive, duke folur për hapat e tyre të parë në këtë rrugëtim. Ata vazhduan duke diskutuar fushat dhe temat e aktivizimit në të cilat fokusohen si dhe ndikimi që aktivizimi i tyre ka pasur në shoqërinë ku ata jetojnë dhe vështirësitë që kanë hasur në rrugën e tyre të aktivizmit. Rubije dhe Dimitrije theksuan se sa i rëndësishëm ishte angazhimi i tyre ne aktivizëm, të drejtat e njeriut dhe aktivitetet e ndërtimit të paqes për shoqëritë e tyre, gjë që më pas i ndihmoi ata të kontribuonin në disa mjedise të tjera duke ndarë dhe frymëzuar të rinj të tjerë.

Rubija: “Dua të ndërtoj një imazh më të mirë për njerëzit dhe jam shumë mirënjohes që kam filluar ta shoh ndryshimin përmes aktivizmit dhe avokimit tim për një shoqëri të drejtë dhe të barabartë”

Dimitrije: “Përmes aktivizmit kam takuar disa njerëz që tani punojmë për të njëjtat padrejtësi në shoqëri dhe lirisht mund të them se puna për procesin e ndërtimit të paqes ka ndikuar pozitivisht në shoqërinë ku jetoj duke filluar nga miqtë dhe familja”.

Në këtë ngjarje morën pjesë gjithsej 30 pjesëmarrës, nga të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë. Diskutimi i tyre u pasua nga disa pyetje kurioze nga pjesëmarrësit, të cilët ishin shumë të motivuar dhe të frymëzuar. Ne besojmë se kjo ngjarje shërbeu si një paltformë e suksesshme për të rinjtë që të dëgjojnë histori të suksesshme aktivizmi, të shoqërohen me njëri-tjetrin dhe të dëgjojnë se si mund të arrihet dialogu dhe pajtimi  ndërkulturor nëse të rinjtë marrin iniciativa dhe hapa përmes aktivizmit.

 

Transformimi i jetës në komunitetin tonë