Cili është hapi i parë në procesin e ndërtimit të mardhëdhënieve mes njerëzve që janë rritur nën frymën e paragjykimit dhe frikës? Kjo ishte pyetja kryesore kur projektuam aktivitetet tona dhe pergjigja erdhi natyrshëm: biseda. Besuam se sikur të mund t’i bashkonim njerëzit e komuniteteve të ndryshme në Kosovë në hapësirat ku ata do të ndjehen të sigurt duke u shprehur lirshëm, paragjykimet do të shuheshin pak nga pak. Të vetëdijshëm se ky proces kërkon kohë dhe kërkon përpjekje, me mbështetjen e #USAID-it, ne filluam ndërtimin e grupeve të njerërzve, në qytete të ndryshme, të cilët takohen herë pas here për të folur për tema që përmirësojnë jetën e secilit. Duke mos u kufizuar në tema që kanë të bëjnë me përmirësimin e marrëdhënieve të ndërsjellta, por duke iu pergjigjur pyetjes së thjeshtë: “çfarë mund të bëjmë ne si qytetarë për të përmirsuar cilësinë e jetës sonë?”, ne jo vetëm që rrisim mundësitë për të krijuar lidhje, por edhe hedhim hapin e parë në iniciativa që kontribuojnë në të mirën e përgjithshme.
Me 14 Nëntor, RCT themeloi Rrethin e Kohezionit në Pejë (Rrethi i gjashtë i kohezionit në Kosovë) që ishte një ngjarje e suksesshme dhe e dobishme. Puntoria mblodhi aktivistë, punëtorë të rinj dhe qytetarë aktivë nga përkatësi të ndryshme etnike në Pejë për të diskutuar nevojat dhe sfidat e të rinjve nga Peja dhe për të planifikuar iniciativën tonë të përbashkët në periudhën e ardhshme. Gjatë këtij seminari, ne patëm mundësinë të prezantojmë punën e RCT, së bashku me objektivat dhe aktivitetet e projektit dhe të flasim për iniciativën e cila do të zhvillohet nga anëtarët për të mirën e komuniteteve të tyre.
Punëtoria u ndoq nga 14 pjesëmarrës nga të gjitha komunitetet dhe u drejtua nga Arta Musollaj, një trajnere me përvojë në fushën e sociolinguistikës dhe të drejtave të njeriut, e cila inicioi një fillim të ngrohtë dhe mikpritës të seminarit duke i inkurajuar pjesëmarrësit të prezantohen në mënyra interaktive. Pas kësaj, pjesëmarrësit patën mundësinë të dëgjojnë për rëndësinë e aktivizimit social dhe disa nga iniciativat e Rretheve të Kohezionit që ndodhën ne kuadër të punës së RCT-së në menyrë që pjesëmarrësit të kuptojnë rëndësinë e iniciativave të tilla. Më pas pjesëmarrësit patën mundësinë të diskutojnë për nevojat dhe sfidat me të cilat ballafaqohet rinia. Diskutimi u pasua me pyetje, pergjigje dhe diskutime interaktive ndërmjet pjesëmarrësve, ku secili prej tyre shprehu pikpamjet e tyre për sfidat me të cilat përballen të rinjtë dhe nevojat e tyre.
Në fund, pjesëmarrësit patën mundësinë të punojnë në grupe dhe të dalin me nje iniciativë që synon të adresojë gjithëperfshirjen dhe të bashkojë të rinjtë me prejardhje të ndryshme etnike. Në këtë pike, pjesëmarrësit filluan të japin ide të fuqishme dhe interesante në tema të ndryshme, duke filluar nga kultura, arti, tubimet shoqërore, e kështu me radhë, të cilat synonin të adresonin nevojën e afrimit të të gjitha komuniteteve në një vend, duke nxitur pajtimin.
Në fund, pjesëmarrësit patën mundësinë të punojnë në grupe dhe të dalin me një iniciativë që synon të adresojë gjithëpërfshirjen dhe të bashkojë të rinjtë me prejardhje të ndryshme etnike. Në këtë pikë, pjesëmarrësit filluan të japin ide të fuqishme dhe interesante në tema të ndryshme, duke filluar nga kultura, arti, tubimet shoqërore, e kështu me radhë, të cilat synonin të adresonin nevojën e afrimit të të gjitha komuniteteve në një vend, duke nxitur pajtimin.