Forcimi i zingjirit të së mirës: Nje storje pajtimi nga Kamenica

Forcimi i zingjirit të së mirës: Nje storje pajtimi nga Kamenica

Ne besojmë se nuk ka asgjë më të rëndësishme se forcimi i zinxhirit të së mirës, pasi është mënyra e vetme per të arritur ne çdo cep të Kosovës. Me këtë synim, si pjesë e projektit “Pajtimi dhe Transformimi i Konflikteve”, ne nisëm një thirrje për grante të vogla në fillim të këtij viti. Këto grante ishin të destinuara për individët dhe organizatat bazë për të adresuar nevojat qe kanë të bëjnë me ndërtimin e besimit në mesin e grupeve etnike në Kosovë. Sot ndërsa jemi dëshmitarë të rezultateve përfundimtare të këtij procesi, ne nuk mund të mos ndjejmë gëzim dhe krenari në udhëtimet e individëve dhe organizatat që kanë qenë përfituese dhe kanë shërbyer si katalizatorë për ndryshime pozitive në qytetet ku ata jetojnë dhe punojnë.

OJQ ‘ProActive’ një nga përfituesit e kësaj skeme, kishte për synim të kryente aktivitete në dobi të komunitetit, duke përfshirë të gjitha komunitetet. Ata i ndanë këto aktivitete në tri pjesë.

Së pari, ata krijuan muralin “Wish for Peace” në një lokacion kyç në qytetin e Kamenicës, në mënyrë që të transformojnë një hapësirë të ‘harruar’ në një pamje tërheqëse vizualisht. I gjithë procesi u shoqërua me takime dhe buzëqeshje të përbashkëta të të rinjve nga komunitete të ndryshme që jetojnë në qytet. Puna drejt nje qëllimi të përbashkët të të rinjëve nga komunitete të ndryshme që jetojnë në qytet. Puna drejt një qëllimi të përbashkët është një nga mënyrat më të mira për të nxitur marrëdhënie pozitive dhe për të krijuar kujtime të qëndrueshme.

Së dyti, pjesëmarrësit e rinj morën pjesë në një session trajnimi për fotografinë. Ky aktivitet i dytë,i udhëhequr nga fotografi i njohur Arian Mavriqi, bëri bashkë grupin që ishte përfshirë në krijimin e muralit së bashku me të rinj të tjerë, duke rritur numrin total të pjesëmarrësve në mbi 100. Aktiviteti u mbajt në afërsi të muralit. Dhe u nderua me prezencën e nënkryetares nga komunitetet, znj. Popovic, dhe zyrtares lokale të kulturës, znj.Jovanovic. Në përfundim të trajnimit, të rinjtë pjesëmarrës patën mundësinë të dëshmojnë, përmes fotografive që kishin realizuar, ndikimin që mund të arrihet kur bashkohen individë entuziastë që duan vendin dhe punën e tyre, pavarësisht komunitetit të cilit i përkasin.

Aktivitetii i tretë përfshiu krijimin e një videoje që u transmetua ne TV lokale në Kamenicë. Qëllimi i kësaj video ishte të nënvizonte se banorët që i përkasin të njëjtit grup kombëtar,etnik gjuhësor ose fetar gëzojnë të drejta specifike të përcaktuara me kushtetutë, përveç të drejtave dhe lirive themelore të njeriut të përshkruara në një kontekst të përgjithshëm. Kjo video u transmetua disa here dhe qellimi i kësaj video ishte promovimi i një fryme të bashkëpunimit dhe vullnetit të mirë midis komuniteteve të ndryshme.

Rrugëtim i paharrueshëm i të rinjve të Kamenicës ka qenë nje burim i madh i frymëzimit për ne gjatë muajve të fundit dhe ne kemi kënaqësinë ta ndajmë atë me ju. Sot, kur vizitojmë këtë qytet,jemi të sigurt se përtej pikturës  murale, do të ndeshemi me grupe të rinjësh nga të gjitha komunitetet, të cilët tani ndajnë kujtime dhe buzëqeshje si rezultat i kësaj experience të veçantë.

 

Transformimi i jetës në komunitetin tonë