Uniteti në diversitet: Nata multietnike e poezisë dhe muzikës në Prishtinë

Uniteti në diversitet: Nata multietnike e poezisë dhe muzikës në Prishtinë

Arti, historikisht, i ka bashkuar njerëzit. Në rastet kur arti është i pranishëm, dallimet kulturore ose gjuhësore zbehen dhe ( veçanërisht) të rinjtë duket se fokusohen në emocionet e momentit, të lirë dhe stereotipet dhe frika e gjykimit. Është gjithmonë kënaqësi të jesh pjesë e momenteve të tilla. Kur konceptohen aktivitete që synojnë pajtimin dhe transformimin e konfliktit dhe është e pranishme ndonjë formë arti, e dimë që elementi magjik i mbrëmjes nuk do të mungojë.

Së fundmi ishim dëshmitarë të një nate të paharrueshme në Prishtinë. “ Nata multi-etnike e poezisë dhe muzikës” mblodhi së bashku 56 pjesëmarrës nga shqiptarët,serbët dhe romët. Duke e ditur se muzika dhe poezia veprojnë si një urë lidhëse, duke na kujtuar njerzëzimin  tonë të përbashkët dhe mundësinë  për të krijuar miqësi të reja, anëtarët e Rrethit të Kohezinit nga Prishtina u frymëzuan për të organizuar këtë ngjarje. Ai bashkoi interpretuesit e poezisë nga të tre komunitetet për të recituar dhe më pas u pasua nga muzika në shumë gjuhë. Rubija Režepi, Andjelija Vuçinić dhe Agon Rexhepi mahnitën të pranishmit me leximet e tyre poetike, ndërsa Jimmy Band solli një ambient festiv në Bubble.

Aktiviteti filloi me Agon Rexhepin që drejtonte diskutimin, i cili krijoi një atmosferë të këndshme miqësore. Agoni është gjithashtu një poet i botuar dhe poezia e tij solli emocione të ngrohta tek publiku duke krijuar një atmosferë tërheqëse per publikun.

Në vijim të Agonit, lexim poezish në gjuhën rome u interpretua nga Rubija Redžepi. Ndër poezitë e tjera, ajo interpretoi dhe poezinë “Mulo lacho Rom/ A Deceased Good Rom” e cila magjepsi publikun me mesazhin e saj kuptimplotë, veçanërisht frazën:

“Dhe romët( njerëzit) kërkojnë vend;

Dhe romët (njerëzit) kërkojnë një vend për të jetuar në botë- unitet”.

Më pas Andjelija Vuçiniq interpretoi poezi duke theksuar fuqinë e paqes dhe se si njerëzit mund të gjejnë paqe kudo nëse janë të gatshëm. Andjelija e mbylli performancën e saj me fjalinë:

“Paqja është këtu, paqja është atje, shiko në pasqyrë nëse je duke pyetur se ku është..”

Leximi i poezisë u pasua nga muzika e Jimmy Mustafa Band në gjuhë të ndryshme. Anëtarët e Rrethit të Kohezionit, aktivistët dhe disa të rinj shijuan këngët e mrekullueshme të grupit duke kënduar dhe kërcyer së bashku. Kjo mbrëmje përfundoi rreth mesnatës dhe na la të gjithëve me kujtime vërtet të mira. Por mbrëmbjet si kjo janë shumë më tepër se kaq: ato janë mundësi për të filluar, spontanisht biseda mes njerëzve nga komunitete të ndryshme dhe për të hapur rrugën për ndërtimin e miqësive.

Transformimi i jetës në komunitetin tonë