Aksioni Rrugor për Ditën Ndërkombëtare të Rinisë: “Përnime, qysh je?

Aksioni Rrugor për Ditën Ndërkombëtare të Rinisë: “Përnime, qysh je?

Promovimi i bisedave të hapura për shëndetin mendor mes të rinjve ka fituar një rëndësi të madhe, veçanërisht në botën e sotme. Kjo rëndësi zmadhohet nga përhapja e rrjeteve sociale, ku krahasimet dhe përmbajtja në internet lënë në hije ndërveprimet reale ballë për ballë. Duke e njohur këtë prirje, pjesëmarrësit e prejardhjeve të ndryshme etnike, nga ‘Kampi Rinor i Paqës’ u bashkuan në një aktivitet tjetër #RCT, për të trajtuar një çështje thelbësore – rëndësinë e shëndetit mendor. Ata vendosën me pasion të ngrenë zërin për njohjen e saj si temë qendrore për diskutimet në “Ditën Ndërkombëtare të Rinisë”, duke hedhur dritë mbi rëndësinë e saj në jetën tonë sot.

Paqëndrueshmëria politike në Kosovë ndikon shumë te të rinjtë duke u bërë presion që potencialisht të sillen në një mënyrë që ata domosdoshmërisht nuk e ndiejnë. Për më tepër, burimet jo të besueshme të medias thellojnë në mënyrë të pakontrolluar ndarjen në të cilën të rinjtë përfshihen lehtësisht. Dhe me presionin tjetër shoqëror dhe vështirësitë e moshës, të rinjtë vendosën të flasin për stigmën rreth shëndetit mendor që i prek ata.

Ishte frymëzuese të shihje të rinj me prejardhje të ndryshme etnike të bashkohen për një kauzë që i bashkon ata. Ata theksuan se si një çështje e rëndësishme mund të jetë një “gjuhë universale” dhe së bashku, ata mund të kontribuojnë në thyerjen e tabuve dhe nxitjen e një mjedisi që fuqizon të gjitha mendjet e reja të flasin për ndjenjat e tyre pa hezitim. Pjesëmarrësit e rinj të #RCT theksuan rolin e rëndësishëm të pajtimit në shërimin e plagëve dhe promovimin e mirëkuptimit midis komuniteteve të ndryshme, pavarësisht nga shqetësimi specifik.

Duke iniciuar dialogë kuptimplotë dhe duke i sjellë në jetë këto koncepte, grupi ynë dinamik rinor organizoi ngjarjen mbresëlënëse “Përnime, qysh je?” në rrugët e Prishtinës. Një libër bosh tregjuhësh i quajtur “Ti nuk je vetëm” u vendos në rrugë dhe kalimtarët u ftuan të shkruanin mesazhe inkurajuese për të rinjtë. Qëllimi është që libri në aktivitetet e ardhshme të #RCT-së t’ua kalojmë të rinjve dhe përfituesve të tjerë dhe më pas ta përdorim atë si një mjet mbrojtës për ndryshimet në shoqëri në lidhje me shëndetin mendor të të rinjve. Për më tepër, ekipi u siguroi burime të rinjve për të kërkuar ndihmë nëse kishin vështirësi, por edhe për të shfaqur fuqinë e forcave të përbashkëta.

Transformimi i jetës në komunitetin tonë