Dëshironi të mësoni më shumë për teknikën e storytelling dhe të lexoni ‘libra të gjallë’?

Dëshironi të mësoni më shumë për teknikën e storytelling dhe të lexoni ‘libra të gjallë’?

Aktiviteti Living Library do t’iu mundësojë që në vend të një libri të lexoni një person i cili do të ndajë eksperiencën dhe mendimet përmes teknikës së storytelling.

“Living Library” ka për qëllim të sfidojë paragjykimet dhe diskriminimin, andaj rreth 25 të rinj nga komuniteti serb, shqiptarë dhe të tjerë nga rajoni i Prishtinës do të kenë mundësi të jenë pjesë e një aktiviteti interaktiv dhe kreativ rreth temës së ballafaqimit me të kaluarën, diskutimit rreth çështjeve që i bashkojnë dy komunitetet dhe procesin e pajtimit në Kosovë.

Aktiviteti ofron mundësi për pjesëmarrësit që të diskutojnë më njëri tjetrin dhe të dëgjojnë përvojat dhe mendimet e librave të gjallë rreth temës së caktuar, duke folur për dallimet por edhe për çështjet që i lidhin të dy komunitetet. Të gjithë pjesëmarrësit do të kenë mundësi të bashkëbisedojnë me “librat e gjallë” dhe të bëjnë pyetjet që ju interesojnë.

Aktiviteti do të mbahet më 31 janar 2022 nga ora 14:00 – 17:00 në Innovation Centre Kosovo  (ICK) në Prishtinë.

Ju mund të aplikoni duke plotësuar të dhënat më poshtë. Të gjitha shpenzimet e transportit dhe ushqimit janë të mbuluara nga projekti.

https://forms.gle/XTFEBaHiVnoe3tJm8

Aplikimi është i hapur deri me 26 janar 2022 në ora 15:00.

Aktiviteti i Pajtimit dhe Transformimit të Konfliktit implementohet nga CBM me partnerët NSI dhe YIHR KS, ndërsa mbështetet nga populli amerikan përmes USAID në Kosovë.

 

Transformimi i jetës në komunitetin tonë