Dashamirës të kafesë dhe anëtarë të komunitetit,
Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se Festivali i Kafesë në Mitrovicë, një festë e kafesë, kulturës dhe unitetit, do të organizohet gjatë fundjavës tjetër, në hapsiren pranë Urës së Ibrit. Shenoni në kalendarë datën 30 shtator – ju ftojmë të bashkoheni me ne për një ditë të paharrueshme. Festivali i kafesë në Mitrovicë nuk ka të bëjë vetëm me kafenë; por edhe me ndërtimin e urave, fillimin e bisedave dhe nxitjen e miqësive në komunitetin tonë të larmishëm.
Zbuloni Magjinë e Festivalit të Kafesë në Mitrovicë
A jeni gati të shijoni aromat dhe shijet e mrekullueshme të kafesë përderisa krijoni miqesi të reja? Ju jeni në vendin e duhur! Festivali i kafesë në Mitrovicë është rikthyer dhe premton të jetë një ngjarje si askush tjetër. Bashkohuni me ne për një ditë bashkimi dhe kënaqësie! Përveç eksperiencave të lezetshme të kafesë, do të ketë gjithashtu muzikë live dhe shumë aktivitete për të argëtuar fëmijët dhe të gjithë familjen, duke e bërë atë një ditë të përsosur për të gjithë.
Parajsa e dashamirësve të kafes
Kafeja ka qenë gjithmonë një simbol i bisedës dhe lidhjes. Aty lindin idetë dhe festohen momentet e gëzimit. Ne besojmë se këto momente mund të kapërcejnë dallimet dhe të krijojnë lidhje të qëndrueshme.
Ne bashkojmë stilet më të mira të kafesë nga vende të ndryshme, në mënyrë që të gjithë të mund të gjejnë kafenë që i pëlqen. Pavarësisht nëse shijoni një ekspreso të thjeshtë, një makiato me krem ose shijet e pasura të kafesë turke, ka diçka për shijen e të gjithëve.
Por, ka më shumë se kafe!
Çfarë tjetër të presësh:
10:00 – 10:15 – Fjalim hapës
10:15 – 11:15 – Mitrovica Rock School
12:00 – 14:00 – Bonevet Youth Innovation Space (krijimi i origami, krijimi i filxhanëve prej balte, sfidë me M Bot)
14:30 – 16:00 – Bonevet Kids Workshop – (krijimi i mozaikut me kokrra kafeje, gjueti thesari)
16:30 – 17:30 – Ora e poezisë
18:00 – 18:45 – Panel diskutimi “Si të shoh ty”
19:00 – 20:00 – MUZIK LIVE: llda Krama dhe bendi
20:00 – 21:00 – Dj Butrint Behrami
21:00 – 22:00 – Dj Genta & Genti
Pavarësisht nëse jeni entuziast i kafesë ose thjesht kërkoni një ditë shoqërie dhe shkëmbimi kulturor, Festivali i Kafesë në Mitrovicë ju mirëpret krahëhapur. Ejani dhe bëhuni pjesë e kësaj feste të jashtëzakonshme kafeje, bisedash dhe miqësish.
Shënoni kalendarët tuaj për 30 shtator dhe bashkohuni me ne në Festivalin e Kafes në Mitrovicë. Le të mblidhemi, një filxhan pas tjetrit!
Për më shumë informacion dhe përditësime, ju lutemi vizitoni faqen tonë të internetit www.rctkosovo.com ose na ndiqni në rrjetet sociale.