Pjesëmarrja e anëtarëve me prejardhje të ndryshme etnike në procese të ndryshme të progresit shoqëror, qëndron në thelb të proceseve të pajtimit në Kosovë. Aktiviteti #RCT-së ka vendosur një theks të madh në këtë proces duke promovuar dhe organizuar ngjarje që i bashkojnë njerëzit në mjedise të sigurta dhe stimuluese. Aspekte të tjera në thelb të pajtimit, janë vendimmarrja dhe politika në nivel lokal dhe kombëtar. Aktiviteti #RCT-së ka krijuar struktura për të siguruar që politikëbërësit dhe vendimmarrësit e nivelit qendror dhe lokal të përfshihen dhe të mund të marrin pjesë në mënyrë të drejtpërdrejtë me komente dhe produkte që rrjedhin nga rezultatet e aktiviteteve, në formën e Komitetit Drejtues të #RCT-së, i përbërë nga anëtarë të ministri të ndryshme (MKRS, MASHT, MAPL), Zyra e Presidentit, Kryeministria e kështu me radhë. Për më tepër, roli i KD-së është që të ndërlidhë vendimmarrësit e nivelit qendror dhe lokal me proceset e Aktivitetit #RCT në terren për të forcuar ndikimin pozitiv në shoqërinë kosovare.
Gjatë mbledhjes së fundit të Komitetit Drejtues, dy rezultate kryesore të Aktivitetit kanë qenë të pranishme dhe janë diskutuar nga anëtarët. Produkti i parë ishte drafti i parë i punimit hulumtues nga një ekip etnikisht i përzier prej tre studiuesish të titulluar “Perceptimet e pajtimit në dritën e tensioneve në rajonin e Mitrovicës”, i cili mat perceptimin drejt pajtimit të pjesëtarëve të komunitetit shqiptar dhe serb të Kosovës që jetojnë në Mitrovicën e Veriut dhe Mitrovicës së Jugut pas tensioneve në fund të vitit 2022.
Ekipi prezantoi rezultatet kryesore të draftit dhe theksoi se ka pasur një rritje të qëndrimeve kundër të të dy komuniteteve ndaj potencialit të pajtimit me komunitetin tjetër, por se ka ende iniciativa thelbësore dhe ndryshime të nevojshme drejt perceptimeve të drejtuara ndaj çështjeve specifike.
Rezultatet u diskutuan nga anëtarët e KD-së, ku një fokus i veçantë iu kushtua çështjeve të ndjenjave të sigurisë dhe zhgënjimit nga anëtarët e komunitetve, të cilët përgjigjjet e tyre i kanë dhënë si pjesë e hulumtimit dhe që kjo duhet të adresohet në të gjitha nivelet. Hulumtimi gjithashtu tregoi se aktiviteti ekonomik është një forcë e madhe shtytëse kur bëhet fjalë për stimulimin e pajtimit dhe kontaktit ndërmjet pjesëtarëve të komunitetit shqiptar dhe serb të Kosovës në Mitrovicë.
Përveç hulumtimit, anëtarëve të KD-së iu prezantua edhe manuali për edukimin qytetar për paqe. Manuali do të përdoret si material mësimor plotësues për shkollat fillore dhe të mesme të Kosovës, së bashku me organizatat e shoqërisë civile dhe aktivistë të të drejtave të njeriut. Përfaqësuesja e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) deklaroi se Manuali është në përputhje me nevojat e sistemit arsimor dhe se së shpejti mund të realizohet procesi i miratimit zyrtar të tij në MASHT. Përfaqësuesi nga Zyra e Presidentit gjithashtu deklaroi se aktualisht strategjia për Drejtësinë Tranzicionale është duke u rishikuar dhe se mund ta përdorin manualin si burim.
Nga takimi i KD-së u dhanë disa rekomandime të rëndësishme se si të vazhdohet me rezultatet e këtyre aktigviteteve dhe si të sigurohet se ato mund të ndihmojnë procesin e pajtimit në Kosovë nga këndvështrime të ndryshme. Anëtarët ranë dakord të ndërmarrin më shumë hapa për të çuar përpara agjendën e pajtimit përmes institucioneve të tyre përkatëse dhe se ata do t’i ofrojnë RCT-së ndihmën e nevojshme për ta bërë këtë. Dokumenti kërkimor dhe manuali janë vetëm dy rezultate kryesore të shumë të tjerave që do të vijnë nga aktiviteti, dhe përkthimi i tyre do të jetë një prioritet i ekipit të RCT-së dhe anëtarëve të Komitetit Drejtues.