Me kënaqësi ju ftojmë që të na bashkangjiteni në urën krysore të Mitrovicës për Festivalin e parë të Kafes në Mitrovicë me 29 shtator.
Një nga shprehitë më të zakonshme shoqërore që i bashkon njerëzit e të gjitha komuniteteve në Kosovë është pirja e kafesë. Në këtë rast, CBM përmes aktivitetit të Pajtimit dhe Transformimit të Konfliktit mbështetur nga USAID në Kosovë, po organizon një ngjarje komuniteti, festivalin e pirjes së kafesë, për të nxitur natyrën fqinjësore në qytetin tonë.
Kjo ngjarje e komunitetit ka për qëllim që të bashkojë komunitetet në Mitrovicë dhe regjion për të shijuar ditën me një kafe, muzikë live, dhe biseda fqinjësore.
Shpresojmë që do të gjeni kohë dhe të na bashkangjiteni për një kafe!