Duke qenë se procesi i ndërtimit të marrëdhënieve mes të rinjve të komuniteteve të ndryshme fillon me komunikim, është e rëndësishme për ne që të ndërtojmë dhe zgjerojmë vazhdimisht kanalet e komunikimit. Për arritjen e këtij qëllimi, në Nëntor të vitit të kaluar, RCT organizoi themelimin e Rrethit të Kohezionit në Pejë (Rrethi i gjashtë i kohezionit në Kosovë).Aktivistë, punëtorë të rinj dhe qytetarë aktivë nga përkatësi të ndryshme etnike në Pejë u mblodhën për të diskutuar nevojat dhe sfidat e të rinjve dhe për të planifikuar iniciativën e tyre të parë. Këtu lindi ideja për një vizitë kulturore dhe më pas u organizua vizita kulturore ne Pejë, ku morën pjesë rreth 80 të rinj nga të gjitha komunitetet nga Mitrovica dhe Peja.
Vizita kulturore filloi me një xhiro të qytetit rreth qendrës së Pejës. Pjesëmarrësit u shoqëruan nga udhëheqësi i Rrethit të Kohezionit, Redzo Kojic, I cili tregoi rreth qytetit dhe pazarit të vjetër. Pjesëmarrësit patën mundësinë të dëgjojnë për historinë e rrugëve, arkitekturën ndër vite të ndërtesave, ndryshimet që ka hasur rruga ndër vite, historinë e dyqaneve lokale etj. Më pas të rinjët vazhduan për një vizitë në xhaminë në qendër të qytetit dhe kaluam pak kohë brenda duke ndërvepruar me banorët e atjeshëm dhe duke dëgjuar për historinë e xhamisë, themelimin e saj dhe mënyrën se si ajo mbijetoi ndër vite. Është e rëndësishme të theksohet se për disa pjesëmarrës ishte hera e pare që dëgjonin për historinë e objekteve kulturore të Pejës dhe mund të pranojmë se pjesëmarrësit kishin motivim të lartë për të mësuar dhe për të bërë pyetje të ndryshme.
Më pas, pjesëmarrësit patën mundësinë të punojnë në grupe dhe të dalin me një iniciativë që do të rezultojë si iniciativë e anëtarëve të Rrethit të Kohezionit. Kjo nismë synon të adresojë gjithëpërfshirjen dhe të bashkojë të rinjtë me prejardhje të ndryshme etnike për të krijuar së bashku këtë iniciativë. Për shkak të kësaj, pjesëmarrësit rezultuan të japin ide të fuqishme dhe interesante duke filluar nga kultura, arti, tubimet shoqërore, e kështu me radhë, të cilat synonin të adresonin nevojën e bashkimit të të gjitha komuniteteve në një vend, duke nxitur pajtimin. Pas vizitës në xhami, të gjithë se bashku vazhduam për të ngrënë drekë ku pjesëmarrësit u lidhën me njëri-tjetrin. Ata patën rastin të flasin për vendet që preferojnë ti vizitojnë ne vendlindjen e tyre, çfarë u pëlqen të bëjnë në kohën e lirë dhe se si duke mësuar nga dallimet kulturore ndërmjet njëri-tjetrit mund të nxisin dialogun ndëretnik.
Vizita kulturore vazhdoi në Manastirin e Deçanit Visoki. Vizita ishte një përvojë e mrekullueshme për të gjithë pjesëmarrësit pasi ishte hera e parë që shumica e pjesëmarrësve vizitonin një manastir. Na priti prifti i manastirit i cili i kushtoi kohën e tij për të shpjeguar dhe për të vizituar manastirin me ne. Ai foli per historinë, themelimin dhe shërbimet e tij per komunitetin. Përveç kësaj, me pas ne u mirëpritëm në një koktej rasti të organizuar nga manastiri në shenjë mikpritje. Dhe me pas të rinjët nga komunitetet e ndryshme kishin rastin te shoqëroheshin me njëri-tjetrin ku vazhduan bisedën mbi kulturat e ndryshme dhe të ngjashme që përfaqësojnë komunitetet tona.
Vizita kulturore arriti qëllimin e saj për të bashkuar të rinj me prejardhje të ndryshme etnike në mënyrë që të dëgjojnë dhe të mësojnë për vendet dhe traditat kulturore të njëri-tjetrit. Duke i sjellë të rinjtë në një vend dhe duke ofruar mjedis për të ndarë lirisht mendimet e tyre dhe për të shkëmbyer ide, ne besojmë se transformimi i konfliktit dhe procesi i dialogut ndëretnik mund të arrihet hap pas hapi.