RCT: Mbrëmja e tregimeve me puntorët e mediave

Si është e organizuar redaksia juaj? A keni vështirësi në marrjen e informacionit zyrtar? A i respektojnë zyrtarët publikë gazetarët? Këto janë disa nga pyetjet që u dëgjuan gjatë ngjarjes së djeshme të tregimeve me gazetarë të rinj, punonjës të mediave dhe studentë të gazetarisë.

Një grup prej dhjetë personave nga Mitrovica Veriore dhe Jugore dhe Prishtina u mblodhën në orët e mbrëmjes në çatinë e NSI në Mitrovicën Veriore, të gatshëm për të shkëmbyer historitë dhe përvojat e tyre në lidhje me bashkëpunimin ndëretnik midis punëtorëve të mediave.

Disa nga pjesëmarrësit nuk kishin përvojë në bashkëpunim me gazetarë nga grupe të ndryshme etnike, por ata thanë se ky bashkëpunim bazohet kryesisht në shkëmbimin e kontakteve dhe prezantimin e burimeve. Një gazetar që kishte përvojë në raportimin e përbashkët me një gazetar tjetër nga një grup i ndryshëm etnik nënvizoi rëndësinë e një bashkëpunimi të tillë pasi ekspozimi ndaj perspektivave të ndryshme fillon me peisazhin mediatik.

Mbrëmja e tregimeve u organizua jo vetëm për të bashkuar profesionistë të rinj, por edhe për të prezantuar programin e Pajtimit dhe Transformimit të Konfliktit në mediat lokale. Qëndroni të kyqur për një video reportazh nga ngjarja e realizuar nga një portal lokal, Alternativna.

Ky ishte një nga shumë aktivitetet e programit pesë-vjeçar për Pajtim dhe Transformim të Konfliktit që implementohet nga Community Building Mitrovica në partneritet me Youth Initiative for Human Rights – Kosovo dhe Iniciativen e Re Sociale (NSI). Programi mbështetet nga populli amerikan përmes USAID-it në Kosovë.

 

Thirrje për Aplikim për zhvilluesit e përmbajtjes mediatike

Aktiviteti i Pajtimit dhe Transformimit të Konfliktit po kërkon një Ekspert për krijimin e dokumentacionit dhe përmbajtjeve krijuese audio/vizuale. Objektivi kryesor i detyrës është të fasilitoj katër ngjarje të tregimit të historive dhe të dokumentojë përmbajtjen prej tyre në format video dhe audio dhe të përgatisë 4 histori nga ajo përmbajtje e cila do të publikohet në faqen e internetit rctkosovo.com, në rrjetet sociale dhe media të tjera.

Tregimet do të publikohen në faqen e internetit rctkosovo.com, në rrjetet sociale dhe media të tjera.
Ngjarjet e tregimit të historive synojnë të angazhojnë të rinjtë në shprehjen e vizionit të tyre për bashkëjetesë dhe pajtim me komunitete të ndryshme. Temat e ngjarjeve do të përfshijnë qasje të ndjeshme ndaj çështjeve që janë me interes të përbashkët për të gjithë, të tilla si shkrimi krijues, dizajni, arti, muzika, etj. Përmes të cilave të rinjtë do të mësojnë se si të shprehin në mënyrë krijuese vizionet e tyre.
Dokumenti më poshtë përmban specifikat e kornizës, qëllimin, kriteret standarde për të kryer shërbimet e kërkuara dhe udhëzimet për dorëzimin e aplikimit.

Të gjitha palët e interesuara duhet të paraqesin ofertat e tyre më së voni deri më 18 qershor (e premte), 2021 në office@newsocialinitiative.org

Termat e Referencës RCT-ToR-Expert on documentation and creative contents

 

Festivali i Kafes po vjen së shpejti

Çfarë është e zakonshme për të gjitha komunitetet në rajonin e Mitrovicës? Duke pire kafe. Prandaj, ngjarja jonë e ardhshme e komunitetit, pas shënimit të Ditës së Tokës, do të jetë një festival kafeje në urën kryesore.

“Kjo ngjarje do t’i bashkojë njerëzit si dikur”,tha Fehmi Ferati, anëtar i Rrethit të Kohezionit. Grupi joformal për Pajtim dhe Transformim të Konfliktit u mblodh të martën për të planifikuar një aktivitet tjetër në komunitet.

Siç është praktika jonë, në frymën e bashkëpunimit dhe pajtimit, shumica e planifikimit të aktivitetit iu besua përfaqësuesve të komunitetit tonë të cilët na ndihmuan të planifikojmë se çfarë lloj mesazhi duam të dërgojmë me festivalin, çfarë lloj aktivitetesh tërheqëse për të planifikuar dhe si të sigurohet dukshmëria e duhur e festivalit.

“Qëllimi ynë është të bëjmë një ngjarje tradicionale vjetore dhe të tregojmë urën si një vend ku komunitetet bashkohen”, tha Milivoje Raičević, Zyrtari i Komunikimit i CMB, në një punëtori në Vila Vllahia.

Menaxheri i Projekteve në NSI, Marko Milenković shtoi se festivali duhet të përpiqet të dërgojë një mesazh të fortë të bashkëpunimit dhe miqësisë ndëretnike dhe inkurajoi pjesëmarrësit të ndajnë idetë e tyre se si të arrihet më mirë ky qëllim.

Ne po fillojmë me entuziazëm përgatitjet dhe jemi të lumtur që kemi mbështetje nga anëtarët e komunitetit të Rrethit të Kohezionit, të cilët ndajnë qëllimin e afrimit të komuniteteve së bashku.

Rrethi i Kohezionit përbëhet nga individë me prejardhje të ndryshme, shumica nga komunitetet shqiptare dhe serbe, por edhe boshnjakë dhe ashkali, ata janë gjithashtu sipërmarrës, udhëheqës fetarë, të rinj, aktivistë të shoqërisë civile, etj.

Shihemi së shpejti në urën kryesore për të pirë kafe dhe çaj, për të ngrënë ushqime lokale, për të dëgjuar muzikë dhe për t’i ushqyer rosat. Ne do t’ju argëtojmë dhe do t’i respektojmë masat epidemiologjike.

Pajtimi dhe Transformimi i Konflikteve zbatohet nga CBM dhe partnerët Youth Initiative for Human Rights – Kosovo dhe Nisma e Re Sociale, me mbështetjen e Popullit Amerikan përmes USAID -it në Kosovë.

 

Ta ruajm planetin!

Meqë Dita e Tokës, e cila shënohet më 22 prill po afrohet, ju ftojmë ta shënojmë bashkë këtë ditë nën moton “Ruaje planetin”.

Aksioni fillon më 19 Prill dhe do të zgjasë gjatë gjithë javës. Është organizuar nga OJQ CBM, me partnerët  Youth Initiative for Human Rights- Kosovo dhe Nisma e Re Sociale, si pjesë e aktivitetit Pajtimi dhe Transformimi i Konfliktit i mbështetur nga populli amerikan përmes USAID -it në Kosovë.

Si pjesë e aksionit, midis 19 dhe 22 prillit, 12 pemë do t’i dhurohen 7 komunave në rajonin e Mitrovicës – një kontribut modest, një pasqyrim simbolik i rëndësisë së çështjeve mjedisore. Pemët do të mbillen nga një grup joformal i qytetarëve nga 7 komunat e rajonit të Mitrovicës. Vendndodhjet ku do të mbillen pemët u përcaktuan në bashkëpunim me autoritetet lokale dhe orari i mbjelljes është si më poshtë:

19 prill – mbjellja në Leposaviq dhe Zveçan
20 prill – mbjellja në Zubin Potok,
21 prill – mbjellja në Vushtrri dhe Skenderaj
22 prill – mbjellja në Mitrovicën Jugore dhe atë Veriore

Të enjten, më 22 prill, një panel diskutimi është planifikuar gjithashtu së bashku me ceremoninë për të shënuar Ditën e Tokës. Të gjithë të pranishmit do të kenë mundësinë të dëgjojnë shqetësimet më të rëndësishme në lidhje me çështjet mjedisore nga:

  • Z. Hysen Durmishi – Zëvendës Ministër, Ministria e Mbrojtjes së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor
  • Znj. Zorica Timotijević – eksperte në ekologji, mbrojtje të mjedisit dhe planifikim hapësinor, Komuna Leposavić
  • Z. Omar Siddique-Shef i Zyrës dhe Këshilltar Kryesor Teknik, UN-Habitat Kosovo
  • Znj. Mrika Nikqi – Aktiviste e mjedisit dhe femra më e re në botë që është ngjitur në të Shtatë Samitet
  • Znj. Jelena Đokić – Profesoreshë në Menaxhimin e Mjedisit në Kolegjin IBCM
  • Zonja Albana Berisha – aktiviste e mjedisit

Java e aktivizmit u planifikua në konsultim me rrethin e kohezionit në një punëtori të organizuar muajin e kaluar. Lexoni për këtë në Puntoria e Rrethit të Kohezionit: Paraqitja e planeve për nismën “Ruaje Planetin” (hyperlink).

Për t’u bashkuar me ne, ju lutemi plotësoni formularin e aplikimit në këtë link: https://cutt.ly/avhMOel

 

Punëtori e Rrethit të Kohezionit: Java e Planifikimit të nismës “Ruaje Planetin”

Degradimi i mjedisit dhe sfidat e ndryshimeve klimatike mbeten një çështje serioze për autoritetet e Kosovës ndërsa “cilësia e ajrit vazhdon të përbëjë një kërcënim të madh për shëndetin”, gjeti Komisioni Evropian në Raportin e tyre të Kosovës për vitin 2020. Për të rritur ndjeshëm ambiciet drejt një tranzicioni të gjelbër, Kosova ka nevojë për vullnet politik dhe presion publik. Kjo e fundit është në rritje sipas UNDP Public Pulse Brief XX, por vetëdija e publikut për të drejtën për të jetuar në një mjedis të shëndetshëm dhe kërcënimet e mundshme mjedisore është ende nën 50%, veçanërisht kur bëhet fjalë për komunitetet pakicë (nën 35%).

Sidoqoftë, në rajonin e Mitrovicës, ruajtja e mjedisit kërkon një lloj tjetër të vullnetit politik – vullnetin për të vendosur bashkëpunim ndëretnik dhe institucional midis komunave fqinje, veçanërisht atyre me grupe të ndryshme etnike në shumicë.

Duke e pasur këtë në mendje, ekipi i Pajtimit dhe Transformimit të Konflikteve (RCT) organizoi një punëtori me anëtarët e Rrethit të Kohezionit nga shtatë komuna të rajonit të Mitrovicës për të diskutuar planet për shënimin e Ditës së Tokës – si ta bëjmë atë, cilin mesazh të dërgojmë, dhe kë të angazhojm.

“Ajri që thithim nuk njeh etni. Të gjitha komunitetet kanë nevojë për ajër të pastër, dhe ne të gjithë duhet të bëjmë ndryshimin kolektiv, dhe kjo nismë është një fillim i mirë ”, tha një nga antarët e grupit, Fehmi Ferati.

Deklarata e tij e fuqishme bëri jehonë mes pjesëmarrësve të tjerë të cilët ranë dakord se veprimi i quajtur “Ruaje planetin” duhej të pasqyronte një mesazh unanim – se ne duhet të veprojmë, dhe ne mund të bëjmë shumë për planetin!

Një aktiviste e re Jovana Jaćimović gjithashtu reflektoi mbi rëndësinë e edukimit të të rinjve.

“Të rinjtë duhet të ndërgjegjësohen përmes punëtorive se ka alternativa për produktet që janë në përdorim të përditshëm dhe që shkaktojnë më pak ndotje – të përdorim qanta në vend të qeseve plastike, shishe të rimbushshme, etj.”

Një tjetër vajzë e re me pasion për të bërë një ndryshim, Nora Prekazi, deklaroi se komunitetet kanë nevojë për ngjarje, platforma për të ndarë mesazhet paqësore dhe për të menduar për pasojat e jetesës në zonat e ndotura.

“Një gjë e thjeshtë si një koncert në rrugë do t’i tërhiqte njerëzit të ndaleshin dhe të flisnin me ne për të bërë një ndryshim”.

Ide tjera që duan angazhim afatgjatë u dhanë edhe nga një aktiviste tjetër dhe anëtare e Rrethit të Kohezionit, Mevlude Skuroshi. Ajo ndau shqetësimet për seriozitetin e “ndryshimeve mjedisore që ndodhin ndërsa flasim” dhe parashtroi idenë e krijimit të një hapësire për serrat dhe prodhimin e farërave dhe llojeve të ndryshme të produkteve që mund të shpërndahen në komunitetet lokale dhe më vonë të mbillen.

“Kjo do të ketë një efekt katalitik dhe do të kontribuojë që të kemi komunitete të qëndrueshme”, beson ajo.

Pavarësisht nga idetë individuale se çfarë duhet bërë, anëtarët e Rrethit të Kohezionit ranë dakord që institucionet luajnë rol të rëndësishëm në adresimin e çështjeve mjedisore dhe duhet të mbahen përgjegjëse. Për të njëjtën arsye, pjesëmarrësit e gjetën të rëndësishme të përfshinin përfaqësues të qeverisjes vendore në zbatimin e aksionit për të shënuar Ditën e Tokës.

Java e aktivizmit do të fillojë më 19 prill 2021 dhe do të zgjasë për një javë. Ftesa për të gjithë qytetarët që të bashkohen me ne është e hapur!

Sigurohuni që të na ndiqni dhe qëndroni në kontakt me përditësimet mbi aktivitetet tona.

Ky aktivitet zbatohet nga CBM në partneritet me YIHR KS dhe NSI. Pajtimi dhe Transformimi i Konflikteve mbështetet nga populli amerikan përmes USAID -it në Kosovë.