RCT: Mbrëmja e tregimeve me puntorët e mediave

RCT: Mbrëmja e tregimeve me puntorët e mediave

Si është e organizuar redaksia juaj? A keni vështirësi në marrjen e informacionit zyrtar? A i respektojnë zyrtarët publikë gazetarët? Këto janë disa nga pyetjet që u dëgjuan gjatë ngjarjes së djeshme të tregimeve me gazetarë të rinj, punonjës të mediave dhe studentë të gazetarisë.

Një grup prej dhjetë personave nga Mitrovica Veriore dhe Jugore dhe Prishtina u mblodhën në orët e mbrëmjes në çatinë e NSI në Mitrovicën Veriore, të gatshëm për të shkëmbyer historitë dhe përvojat e tyre në lidhje me bashkëpunimin ndëretnik midis punëtorëve të mediave.

Disa nga pjesëmarrësit nuk kishin përvojë në bashkëpunim me gazetarë nga grupe të ndryshme etnike, por ata thanë se ky bashkëpunim bazohet kryesisht në shkëmbimin e kontakteve dhe prezantimin e burimeve. Një gazetar që kishte përvojë në raportimin e përbashkët me një gazetar tjetër nga një grup i ndryshëm etnik nënvizoi rëndësinë e një bashkëpunimi të tillë pasi ekspozimi ndaj perspektivave të ndryshme fillon me peisazhin mediatik.

Mbrëmja e tregimeve u organizua jo vetëm për të bashkuar profesionistë të rinj, por edhe për të prezantuar programin e Pajtimit dhe Transformimit të Konfliktit në mediat lokale. Qëndroni të kyqur për një video reportazh nga ngjarja e realizuar nga një portal lokal, Alternativna.

Ky ishte një nga shumë aktivitetet e programit pesë-vjeçar për Pajtim dhe Transformim të Konfliktit që implementohet nga Community Building Mitrovica në partneritet me Youth Initiative for Human Rights – Kosovo dhe Iniciativen e Re Sociale (NSI). Programi mbështetet nga populli amerikan përmes USAID-it në Kosovë.

 

Transformimi i jetës në komunitetin tonë