Festivali i Kafes po vjen së shpejti

Festivali i Kafes po vjen së shpejti

Çfarë është e zakonshme për të gjitha komunitetet në rajonin e Mitrovicës? Duke pire kafe. Prandaj, ngjarja jonë e ardhshme e komunitetit, pas shënimit të Ditës së Tokës, do të jetë një festival kafeje në urën kryesore.

“Kjo ngjarje do t’i bashkojë njerëzit si dikur”,tha Fehmi Ferati, anëtar i Rrethit të Kohezionit. Grupi joformal për Pajtim dhe Transformim të Konfliktit u mblodh të martën për të planifikuar një aktivitet tjetër në komunitet.

Siç është praktika jonë, në frymën e bashkëpunimit dhe pajtimit, shumica e planifikimit të aktivitetit iu besua përfaqësuesve të komunitetit tonë të cilët na ndihmuan të planifikojmë se çfarë lloj mesazhi duam të dërgojmë me festivalin, çfarë lloj aktivitetesh tërheqëse për të planifikuar dhe si të sigurohet dukshmëria e duhur e festivalit.

“Qëllimi ynë është të bëjmë një ngjarje tradicionale vjetore dhe të tregojmë urën si një vend ku komunitetet bashkohen”, tha Milivoje Raičević, Zyrtari i Komunikimit i CMB, në një punëtori në Vila Vllahia.

Menaxheri i Projekteve në NSI, Marko Milenković shtoi se festivali duhet të përpiqet të dërgojë një mesazh të fortë të bashkëpunimit dhe miqësisë ndëretnike dhe inkurajoi pjesëmarrësit të ndajnë idetë e tyre se si të arrihet më mirë ky qëllim.

Ne po fillojmë me entuziazëm përgatitjet dhe jemi të lumtur që kemi mbështetje nga anëtarët e komunitetit të Rrethit të Kohezionit, të cilët ndajnë qëllimin e afrimit të komuniteteve së bashku.

Rrethi i Kohezionit përbëhet nga individë me prejardhje të ndryshme, shumica nga komunitetet shqiptare dhe serbe, por edhe boshnjakë dhe ashkali, ata janë gjithashtu sipërmarrës, udhëheqës fetarë, të rinj, aktivistë të shoqërisë civile, etj.

Shihemi së shpejti në urën kryesore për të pirë kafe dhe çaj, për të ngrënë ushqime lokale, për të dëgjuar muzikë dhe për t’i ushqyer rosat. Ne do t’ju argëtojmë dhe do t’i respektojmë masat epidemiologjike.

Pajtimi dhe Transformimi i Konflikteve zbatohet nga CBM dhe partnerët Youth Initiative for Human Rights – Kosovo dhe Nisma e Re Sociale, me mbështetjen e Popullit Amerikan përmes USAID -it në Kosovë.

 

Transformimi i jetës në komunitetin tonë