Pse është e rëndësishme të shpërndash? Mesazhe të shkurtra të të rinjve

Pse është e rëndësishme të shpërndash? Mesazhe të shkurtra të të rinjve

Së fundmi është shënuar Dita Ndërkombëtare e Solidaritetit Njerëzor. Shpërndarja me të tjerët është mesazhi kryesor i ditës. Çfarë thonë të rinjtë? Si e shohin ata shpërndarjen me të tjerët? Flaka, Hamidja, Stefani dhe Milani sqarojnë qëndrimin e tyre. Ky tekst është vazhdimësi e aktiviteteve të RCT-së, duke trajnuar të rinjtë për raportimin e marrëdhënieve ndëretnike. Lexo me poshte.

Njohuria mund të jetë fuqi, por është shumë më e fuqishme kur shpërndahet. Nëse një person di të bëjë diçka, mund të parandalojë të tjerët të bëjnë gabime.

Rëndësia e të mësuarit nga njerëzit përreth nesh nuk duhet të nënvlerësohet. Kur jemi të hapur për të mësuar nga të tjerët, ne përfitojmë nga përvoja e tyre si dhe nga e jona dhe mund të trashëgojmë mençurinë dhe njohurinë e tyre.

Disa shpërndarje të mira të rëndësishme janë traditat, arsimi, kultura, pikëpamjet, feja dhe gjithashtu shumë gjëra të tjera.

Si e perceptojnë të rinjtë shpërndarjen? Bashkëbiseduesit tanë kanë një gjë të përbashkët – ndjeshmëri të fortë!

“Për mendimin tim, një nga gjërat më të rëndësishme për të shpërndarë është komunikimi i këndshëm dhe batutat që i bëjnë njerëzit të qeshin, sepse mund të krijoni kujtime të mira kur jeni të rrethuar me pozitivitet të mirë” – thotë Flaka.

“Pse është e rëndësishme shpërndarja? Sepse, ne ndajmë pikëpamjen tonë për kulturën për një të nesërme më të mirë, për të arritur një të ardhme paqësore veçanërisht për të rinjtë dhe njerëzit në komunitetin tonë” – shton Stefani.

“Të shpërndash në fakt mund të nënkuptojë, të japësh diçka si dhuratë të drejtpërdrejtë, për shembull të ndash ushqimin e dikujt do të thotë të japësh një pjesë të tij si dhuratë. Shperndarja është një komponent bazë i ndërveprimit njerëzor dhe është përgjegjës për rregullim e lidhjeve shoqërore dhe sigurimin e mirëqenies së një personi” – thotë Milani.

“Shpërndarja ndihmon për të bashkëvepruar në një mënyrë kuptimplote dhe të këndshme e cila ndërton komunitetin” – shprehet Hamidja.

Të gjithë bashkëbiseduesit po vënë në dukje një nga citimet e Peter Ellyard:

“E ardhmja nuk është një vend ku po shkojmë, por një vend ku po e krijojmë. Rrugët për të nuk gjenden, por bëhen; dhe aktiviteti i bërjes së tyre ndryshon edhe krijuesin edhe destinacionin”.

Dhe çfarë është ndarja për ju?

Ky artikull është rezultat i trajnimit të organizuar nga #RCT, e implementuar nga CBM me partnerët NSI dhe YIHRks, dhe e mbështetur nga populli amerikan përmes USAID në Kosovë.

Transformimi i jetës në komunitetin tonë