Ura që bashkon

Ura që bashkon

Si e shohin të rinjtë urën kryesore të Mitrovicës? Si një urë ndarje apo një urë lidhje? Përgjigjen për këtë pyetje e japin Dženita, Marija dhe Amari. Ky artikull është vazhdimësi e aktiviteteve të RCT-së, duke trajnuar të rinjtë për raportimin e marrëdhënieve ndëretnike. Lexo me poshte.

Në jetën e përditshme takojmë njerëz dhe personazhe të ndryshëm. Secili ka lirinë e tij dhe drejtohet nga ajo që dëshiron. E tillë është Mitrovica. Një grusht të rinjsh, komunitete, shumë tradita, plane për të ardhmen… Fatkeqësisht, Mitrovica është shpesh në fokus të mediave, por jo për shkak të atyre gjërave të mira dhe të bukura. Megjithatë, ky qytet është ndryshe nga ajo që shihet në media.

“Mitrovica është vend multietnik, karakterizohet nga lidhja e komuniteteve të ndryshme që ndajnë të njëjtën hapësirë”, thotë Dženita.

“Karakteristike është që rinia jonë është e ndarë në dy grupe, një që është pjesë e komuniteteve dhe grupeve të ndryshme, pavarësisht nga përkatësia etnike, dhe një grup që për fat të keq reagon dhe mendon në bazë të historive të të tjerëve, ndonjëherë të ashtuquajtura tregime të gjyshes”- shton Amari.

“Personalisht liria mua më prekë. Besoj se ajo e lëviz botën për të mirë”, thotë Marija.

Të rinjtë shpesh takohen me bashkëmoshatarët e tyre nga komunitetet e tjera përmes aktiviteteve të shoqërisë civile. Një ngjarje e tillë ishte trajnimi i CBM ku të rinjët punuan së bashku në tekste në grupe të ndryshme.

Ata kanë më shumë ngjashmëri sesa dallime. Ata shohin më shumë sfida në të kaluarën sesa në të ardhmen.

Ata numërojnë pjesët e qytetit të Mitrovicës – lagjen e boshnjakëve, tre diamantët, kodra e minatorëve, dhe aty është ura e pashmangshme. Ata flasin hapur për atë që e shohin si të rëndësishme për veten dhe komunitetin e tyre.

“Ne takohemi në seminare, evente të ndryshme… Ne flasim dy gjuhë zyrtare (serbe dhe shqipe). Për mendimin tim, kjo duhet të respektohet”, thotë Marija.

“Bashkimi parandalon grindjet, konfliktet dhe luftën, përmirëson situatën ekonomike dhe sjell paqe”, thotë Dženita, duke shtuar:

“Për mua ura e qytetit tonë është një mënyrë për të vendosur bashkimin e të rinjve dhe të begatëve që duan zhvillim dhe bashkëpunim në mënyrë të barabartë, pa dallim, pa marrë parasysh etninë”.

“Të rinjtë duhet të angazhohen më shumë në aktivitete të ndryshme sportive apo kulturore. Unë e shoh urën si pjesë integrale të qytetit dhe pres që ura të jetë shembull për të tjerët si sukses i qytetit tonë”, tha Amari.

“Nga shembujt e mësipërm të kolegëve të mi, nuk e shoh urën si pengesë, por bashkëpunimin mes komuniteteve. Institucioni ku unë studioj është shembull i bashkëpunimit mes dy komuniteteve që po përpiqen të krijojnë marrëdhënie të mira ndërpersonale”, thotë Marija.

Kjo është vetëm një pjesë e asaj që donin të thoshin të rinjtë. Ajo që fshihet në bisedat e tyre është ajo që ndonjëherë nuk është aq e dukshme në sipërfaqe – çiltërsia dhe gatishmëria për të folur, për të ndarë mendime, për të dëgjuar palën tjetër. Në thelb, bisedat e tyre tregojnë diçka tjetër – ata e kuptojnë njëri-tjetrin shumë më tepër dhe më mirë sesa duket përmes imazhit mediatik, i cili shpeshherë nuk pasqyron situatën reale në terren. Bashkëpunimi i vërtetë spikat kryesisht mes njerëzve të zakonshëm.

Ky artikull është rezultat i trajnimit të organizuar nga #RCT, e implementuar nga CBM me partnerët NSI dhe YIHRks, dhe e mbështetur nga populli amerikan përmes USAID në Kosovë.

Transformimi i jetës në komunitetin tonë