Hajde bre! – Kampi Dimëror

Hajde bre! – Kampi Dimëror

Fatkeqësisht, është bërë e zakonshme që të rinjtë me prejardhje të ndryshme etnike të takohen shumë rrallë, dhe të kenë shumë pak kontakte me njëri-tjetrin në Kosovë. Aktiviteti #RCT-së bënë punë të drejtpërdrejtëe cila ndikon në këtë fenomen negativ duke bashkuar të rinjtë në mjedise atraktive dhe produktive. Duke qenë në gjendje të kalojnë kohë dhe të ndërveprojnë me njëri-tjetrin, ata do të jenë në gjendje të krijojnë kujtime dhe përvojë të qëndrueshme, dhe më e rëndësishmja të thyejnë barrierën e komunikimit.

 

Aktiviteti #RCT organizoi kampin dimëror “Hajde Bre!” në vargmalin e bukur të Brezovicës. Gjatë kampit, studentët u trajnuan nga një ekip profesional për aftësitë e prodhimit të videove dhe montazhit në grupe etnikisht të përziera. Në këto grupe, ata mësuan bazat dhe më pas modaliteti kalon në të mësuarit duke bërë. Studentët zgjodhën temën e marketingut për të krijuar reklama të shkurtra duke përdorur teknologjinë bazë, si dhe u mësuan se si të shkruanin një skenar të shkurtër, tabelë tregimi, teknika regjistrimi dhe si të redaktoni dhe bënin videot.

 

Gjatë kësaj kohe, të rinjtë punonin së bashku, por në të njëjtën kohë zgjeronin horizontet e tyre duke mësuar aftësi që do t’ua mundësojnë atyre të marrin përgjegjësi të ndryshme në të ardhmen, veçanërisht kur bëhet fjalë për punësim të mundshëm. Nga ana tjetër, puna në grup dhe procesi i lejoi ata të ishin në komunikim të vazhdueshëm me njëri-tjetrin, duke lulëzuar në shumë miqësi të reja me njerëz me të cilët nuk mund të ndërveprojnë gjatë rutinës së tyre. Të rinjtë u shprehën se janë shumë të lumtur që mund të takojnë njerëz të rinj që përndryshe do të kishte qenë shumë vështirë të takoheshin në rrethana tjera dhe se kanë besim se kanë ndërtuar lidhje që do të vazhdojnë t’i ruajnë edhe pas përfundimit të kampit.

 

Një i ri me emrin Elmir tha: “Jam shumë i lumtur që kam qenë pjesë e këtij kampi. Ne mësojmë  aftësi që mendoj se do të jetë shumë e vlefshme për arsimimin dhe punën time në të ardhmen, dhe në të njëjtën kohë kam bërë miq me njerëz të rinj që vijnë nga prejardhje të ndryshme nga ajo e imja. Unë me të vërtetë shpresoj se do të jem në gjendje të vazhdoj të takohem me njerëz nga komunitetet e tjera dhe të bëj më shumë miq ndërsa jeta vazhdon.”

 

Një tjetër e re me emrin Almeida tha gjithashtu: “Isha pak e shqetësuar nëse do ta kisha të vështirë të lidhesha me njerëzit e tjerë, por ndërsa punoja dhe ndërveproja me të gjithë, erdhi shumë natyrshëm dhe ne e kaluam gjithë kohën duke qeshur dhe duke u argëtuar, gjerërsa duke punuar edhe gjatë trajnimeve dhe aktiviteteve. Mezi pres të bëhem pjesë e më shumë iniciativave si kjo në të ardhmen, në mënyrë që të bëj edhe më shumë miq dhe të njoh njerëz të rinj.”

 

Shumë studentë të tjerë deklaruan që kanë përfituarnga ky kamp në zhvillimin e tyre personal dhe profesional për të ardhmen. Ata thonë se kane mësuar aftësi të vështira dhe të buta, të tilla si prodhimi i videove, redaktimi, shkrimi i përmbajtjes, komunikimi ndërkulturor, negocimi, puna në grup dhe më shumë për të vazhduar.

 

Aktiviteti i #RCT-së do të vazhdojë të promovojë aktivitete të këtij lloji për t’u siguruar që të rinjtë nga Kosova mund të vazhdojnë të takojnë bashkëmoshatarët e tyre nga komunitete të ndryshme dhe të krijojnë miqësi të përjetshme. Nxënësit e këtij kampi kanë deklaruar vazhdimisht se do të sigurohen që të kalojnë kohë edhe jashtë kampeve të tyre dhe që këto miqësi t’i zgjerojnë me më shumë aktivitete në të ardhmen.

Transformimi i jetës në komunitetin tonë