Janë të shumta aktivitetet dhe nismat e organizatave të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare dhe individëve duhet ta sjellin shoqërinë kosovare më afër pajtimit. Por ndërtimi i paqes kërkon përpjekje të vazhdueshme dhe një aktivitet më shumë në këtë drejtim nuk është kurrë i tepërt.
Këtë të premte të 10 dhjetorit, ekipi i RCT shënoi Ditën e të Drejtave të Njeriut duke pikturuar një mural në anën veriore të urës kryesore në Mitrovicë. Ky aktivitet mblodhi së bashku artistë nga komunitete të ndryshme etnike të cilët dizajnuan dhe pikturuan një mural që jep mesazhin për domosdoshmërinë e bashkëpunimit dhe harmonisë ndëretnike në Kosovë.
Të mbledhur së bashku në një rast kaq të rëndësishëm, ato shërbejnë si shembull i përsosur se çfarë mund të arrihet nëse njerëzit nga bashkësitë e ndryshme etnike janë të gatshëm të bashkëpunojnë dhe të krijojnë së bashku. Aktivitete të tilla si kjo ndihmojnë në përmirësimin e lidhjeve dhe nxitjen e proceseve të pajtimit dhe ndërtimit të paqes në një qytet të ndarë.
Murali i bashkë-dizajnuar dhe pikturuar nga Stefan, Milan dhe Gentian është një urë simbolike ndërmjet komuniteteve në Kosovë – e ndërtuar nga bashkëpunimi, kreativiteti, arti, mesazhet pozitive dhe vlerat dhe besimet e përbashkëta në përpjekjet për ndërtimin e besimit.
RCT do të organizojë gjithashtu një ngjarje tregimi me artistët si një aktivitet vijues. Ne do t’i ndihmojmë ata të transformojnë mesazhin e tyre vizual në ditën e të drejtave të njeriut në një histori të folur për veprimet e tyre të ardhshme dhe punën në procesin e pajtimit dhe ndërtimit të paqes në Kosovë.
Kjo ngjarje ishte pjesë e Aktivitetit të Pajtimit dhe Transformimit të Konflikteve, i zbatuar nga Community Building Mitrovica dhe partnerët nga New Social Initiative dhe Youth Initiative for Human Rights – Kosovë, dhe e mbështetur nga populli amerikan përmes USAID-it në Kosovë.