Aktiviteti i Pajtimit dhe Transformimit të Konflikteve po vazhdon të japë kontributin e tij në procesin e ndërtimit të paqes dhe të ndihmojë në nxitjen e pajtimit. Brenda aktiviteteve të shumta të RCT, komponenti i tregimit të historive mbetet një nga mënyrat më unike dhe më të arritshme për të mbledhur njerëz nga komunitete të ndryshme për të ndarë dhe dëgjuar historitë e njëri-tjetrit.
Brenda këtij komponenti, ne po gjirojmë podkaste si pjesë e tregimit të historive, duke sjellë më afër histori të njerëzve të komuniteteve të ndryshme që do t’i frymëzojnë njerëzit për të shkuar një hap më tej në procesin e pajtimit dhe ndërtimit të paqes.
Për podkastin tonë të parë këtë vit, patëm kënaqësinë të kishim të ftuar Mevlude Skuroshin, aktiviste lokale për të drejtat e njeriut dhe mjedisit.Ajo ndau historinë e saj të aktivizmit dhe entuziazmit shumëvjeçar për të bërë një ndikim në mbarë Kosovën. Pjesa më e madhe e punës së saj në sektorin e shoqërisë civile ishte fokusuar në punën me të gjitha komunitetet në Kosovë përmes promovimit të marrëdhënieve të mira ndëretnike, me synimin për të arritur drejtësi sociale duke e bërë të dukshme padrejtësinë dhe diskriminimin sistematik dhe duke fuqizuar komunitetet e cenueshme dhe të margjinalizuara dhe duke ofruar mundësi të barabarta.
Videoja e plotë e këtij podkasti do të jetë e disponueshme nga e premtja, 18 shkurt 2022, në faqen e internetit të RCT (rctkosovo.com)
Kjo ngjarje ishte pjesë e Aktivitetit të Pajtimit dhe Transformimit të Konflikteve, implementuar nga Community Building Mitrovica dhe partnerët New Social Initiative dhe Youth Initiative for Human Rights – Kosovë, dhe e mbështetur nga populli amerikan përmes USAID-it në Kosovë.